
Një i dyshuar për vrasjen e një gjenerali të lartë rus është identifikuar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase”, sipas raportimeve të mediave shtetërore në Rusi.
Sipas burimeve zyrtare, autoritetet ruse pretendojnë se personi i ndaluar ka vepruar nën urdhërat e Kievit dhe ka qenë pjesë e një operacioni të posaçëm për eliminimin e figurave të larta ushtarake. Detaje të mëtejshme rreth identitetit të të dyshuarit dhe mënyrës së kryerjes së atentatit nuk janë bërë ende publike.
Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që autoritetet ruse të japin më shumë informacion në orët në vijim.