TIRANË – Deputetja debutuese e PS-së, Sara Mila, e cila mblodhi plot 20.225 vota, ka vendosur të mos e lërë pa përgjigje Sali Berishën, që e akuzoi se i mori votat me “ndihmën e bandave”. Për momentin, Mila nuk ka hyrë ende në Parlament, ndaj ka paralajmëruar një “ballafaqim sy më sy” në shtator – sepse, siç duket, hakmarrja shërbehet më mirë pas pushimeve verore.

“Mezi po pres shtatorin”, u shpreh ajo dramatikisht, “që të mos flasin më nga larg”. Me këtë logjikë, opozita mund të kursejë karburantin, ndërsa spektatorët politikë të përgatiten për sezonin e ri të serialit “Sara kundër Non Gratës”.

Deputetja e re nuk e fshehu krenarinë për “çlirimin shpirtëror” që i solli numërimi i votave. Madje, tha se një pjesë e mirë e demokratëve i dhanë besimin – sepse, siç kuptohet, edhe demokratët paskan nevojë për një figurë të re pas 30 vitesh të vjetra.

Në fund, ajo lëshoi një premtim të madh për shtatorin: “Replika do të jetë më e këndshme sy më sy.” Pritet që parlamenti të pajiset me kamerë 360°, sepse për këtë duel politik, publiku kërkon çdo kënd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu