
Gjendet pas disa orësh kërkimesh nga palombarët trupi i pajetë 16 vjeçari që u mbyt në Lagunën e Patokut.
16-vjeçari hyri në lagunën e Patokut bashkë me bashkëmoshatarin e tij për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.
Ndërkohë që 16 vjeçari tjetër u dërgua me herët në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.
Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e palombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews