Gjykata Evropiane e Drejtësisë urdhëroi të enjten Hungarinë të paguajë një gjobë në vlerë prej 200 milionë eurosh për moszbatimin e rregullave të BE-së për azilin.

Hungaria përveç kësaj do të gjobitet me 1 milion euro të tjera, për çdo ditë të vonesës në zbatimin e rregullave, raporton AP.

Gjykata kishte vendosur në dhjetor të vitit 2020 se Hungaria nuk kishte respektuar politikat e bllokut për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

yacht hotel sarande

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, nisi një veprim të ri gjyqësor që kërkon sanksione financiare.

Qeveria anti-emigrante e Hungarisë ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj njerëzve që hyjnë në vend, që kur mbi 1 milion njerëz hynë në Evropë në vitin 2015, shumica e tyre duke ikur nga konflikti në Siri. Ajo ngriti gardhe kufitare dhe u përpoq me forcë të ndalonte shumë të hynin.

“Në vendimin e saj, Gjykata vlerëson se Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të përmbushur vendimin e vitit 2020”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

“Ky dështim, i cili konsiston në shmangien e qëllimshme të zbatimit të një politike të përbashkët të BE-së në tërësi, përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, thuhet më tej në vendim.

Një zëdhënës i kryeministrit hungarez, Viktor Orban dënoi vendimin duke e quajtur “të egër”, dhe tha se ishte në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe i papajtueshëm me Kushtetutën e vendit të tij.

Pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, qeveria hungareze miratoi një ligj që detyronte njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të udhëtojnë në Beograd ose Kiev për të aplikuar për një leje udhëtimi në ambasadat e saj atje për të hyrë në Hungari.

Komisioni Evropian e çoi Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë lidhur me ligjin, duke këmbëngulur se vendi nuk kishte përmbushur detyrimet e tij sipas rregullave të bllokut të 27 vendeve.

Rregullat detyrojnë të gjitha vendet anëtare të kenë procedura të përbashkëta për dhënien e azilit.

Njerëzit kanë të drejtë të aplikojnë për azil ose forma të tjera të mbrojtjes ndërkombëtare nëse kanë frikë për sigurinë e tyre në vendet e tyre të origjinës ose përballen me perspektivën e persekutimit bazuar në racën, fenë, përkatësinë etnike, gjininë ose diskriminim tjetër.

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se dënimi shtesë prej një milion euro në ditë zbatohet nga e enjtja e tutje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu