
Kur vjen puna te siguria ushqimore shqiptari nuk pyet as për të djathtën as për të majtën. Për ushqimin e fëmijës nuk fal kush.
Përveç alarmit që ka shkaktuar lajmi se fileto pule nga Brazili të infektuara me salmonelë janë shpërndarë në dyqane dhe kanë përfunduar me shumë gjasë në tryeza për konsum po shkakton dhe humor të zi në rrjete sociale.
Ministrja e Bujqësisë protagoniste kryesore e sulmeve si përgjegjese e dikasterit që ka nën kontroll AKU-në ka merituar këto orë pas skandalit nofkën Zonja Salmonila Denaj dhe është bërë mbretëreshë e memeve në internet.