TIRANË – Erion Veliaj, ende kryebashkiak në letër dhe protagonist i dramave me prodhim vendor, ka publikuar një video TikTok me trendin “He doesn’t know it yet…”, ku shihet në zyrën e tij bashkiake, duke zhvilluar një takim pa e ditur që një orë më vonë do t’i vinte rendi të zhvillonte takime… me hetuesit.

Pamjet e shpërndara në profilin e tij e tregojnë Veliajn si “personazhi kryesor që nuk e di se çfarë po vjen”. Spoiler alert: është SPAK-u.

“Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq… vetëm kaos… me kamera që regjistrojnë… Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, thotë narratori në video – me zë që të kujton trailerët e filmave ku bota mbaron, ose të paktën një karrierë politike.

Veliaj, gjithnjë i gatshëm për një batutë virale edhe kur i bien prangat, e shoqëron videon me ironinë:
“Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial, por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë.”

Zërat thonë se sezoni i parë do të titullohet “Këshilli Bashkiak: Shadow & Spak”.

Nëse seriali aprovohet, shumëkush pyet: kush do të luajë SPAK-un?
Për momentin, duket se rolet janë ndarë mirë. Dhe TikTok-u vazhdon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu