Jemi njoftuar se një shtetas lituanez, që nga dita e djeshme ka humbur kontaktet me pronarët e një bujtine ku ishte akomoduar, në zonën e Valbonës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin e kërkim shpëtimit malor të Kosovës, kanë organizuar punën dhe nisur kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, për një monitorim me efikas, njëkohësisht zona po monitorohet me dronë.