
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në jug të Francës, ku një grua humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi me makinë brenda një pishine komunale. Në automjet ndodhej edhe vajza e saj 5-vjeçare.
Sipas mediave franceze, aksidenti ndodhi pranë një kompleksi sportivtë La Ciota-s ku për shkak se drejtuesja shtypi pedalin e gazit bë vend të frenave, automjeti theu barrierat mbrojtëse dhe ra direkt në pishinën e hapur për publikun.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të rojeve të pishinës, nëna dhe vajza u nxorën shpejt nga uji dhe u shpëtuan pa pasoja serioze për jetën. Ato morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital për kontrolle të mëtejshme.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale për rrezikun dhe fatin e mirë që shmangu një tragjedi.



