Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare në Bulqizë, pasditen e 31 janarit 2026.

Sipas informacionit paraprak, viktima me inicialet B.K., i cili punonte si rojë private pranë një subjekti minerar, dyshohet se ka rrëshqitur nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu