
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar pasditen e sotme, në një moment ende të ndjeshëm për sportin vendas pas humbjes së sulmuesit Raphael Dwamena në Kategorinë Superiore.
Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit 9×9, që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, është shënuar një tjetër tragjedi. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen u ndërpre në pjesën e parë, pasi një nga lojtarët pësoi atak kardiak në fushë.
Futbollisti B. H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së Dajtit, humbi ndjenjat papritur gjatë lojës. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë të parë dhe ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë episodit dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin sportiv dhe në radhët e të pranishmëve. Autoritetet përkatëse po ndjekin procedurat përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë