Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm.
Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.