Mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Cinari u përfshi në një aksident rrugor pasditen e djeshme në rrethrrotullimin e TEG.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve duke humbur jetën vetëm disa orë pas aksidentit.
Nga aksidenti i trefishtë në Tiranë, mbeti e plagosur dhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.