Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë të vdesë nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature Medicine”.

Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë.

Çdo minutë, katër gra diagnostikohen me kancer gjiri në mbarë botën, ndërsa një grua humb betejën me sëmundjen e rëndë.

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nisi Iniciativën Globale për Kancerin e Gjirit (GBCI) për të arritur një reduktim mesatar vjetor të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit prej 2.5%.

Studiuesit analizuan të dhënat mbi incidencën e kancerit të gjirit tek gratë dhe shkallën e vdekshmërisë në 185 vende. Siç zbuluan, në vitin 2022, në mbarë botën u regjistruan 2.3 milionë raste të reja dhe 670,000 vdekje nga kanceri i gjirit. Megjithatë, shpërndarja e këtyre rasteve ishte e pabarabartë.

Në vendet me Indekse më të larta të Zhvillimit Njerëzor (HDI, një sistem që përdoret për të matur cilësinë e përgjithshme të jetës së një vendi) normat e kancerit të gjirit janë më të larta.

Në të kundërt, në vendet me indekse më të ulëta të cilësisë së jetës për HDI, gratë e diagnostikuara me kancer gjiri kishin norma të vdekshmërisë në mënyrë disproporcionale më të larta./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu