
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë në selinë e Kuvendit.
Gjatë mbledhjes, Rama pritet të japë udhëzime për çështjet parlamentare, si dhe për angazhimin e deputetëve në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të integrimit.
View this post on Instagram
Po ashtu, Kuvendi është duke punuar për dy reforma të rëndësishme: reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat pritet të jenë në qendër të debatit politik në vijim.
Paralelisht, kryeministri Rama pritet të nisë turin në rrethe, ku do të zhvillojë takime me grupe interesi për të adresuar problematikat dhe për të diskutuar zgjidhje konkrete.
Në mbledhjen e grupit parlamentar ishin të pranishëm edhe deputetë të njohur të PS-së, mes tyre Erion Braçe dhe Elisa Spiropali.






