Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se projektligji synon të mbrojë “sistemin e korrupsionit” që, sipas tij, është ngritur prej vitesh nga qeveria. Ai paralajmëroi se miratimi i kësaj nisme do të dëmtojë procesin e integrimit europian të vendit.

“Ky është akti më i rëndë, më kriminal dhe më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë që Edi Rama guxon të marrë. Ai u thotë shqiptarëve se ai dhe ministrat e tij qëndrojnë mbi ligjin dhe nuk mund të hetohen,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, ndryshimet përbëjnë “goditjen më të rëndë ndaj aspiratave të qytetarëve shqiptarë dhe shtetit ligjor”, ndërsa i cilësoi si mbrojtje të fuqishme ndaj korrupsionit.

Berisha shtoi se, nëse kufizohet pezullimi i zyrtarëve të lartë kur janë nën hetim nga SPAK, prokurorëve “nuk u mbetet asgjë tjetër veç imunitetit”, të cilin, sipas tij, e kontrollon mazhoranca.

Lideri demokrat theksoi se opozita nuk do t’i votojë ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat lidhen me bllokimin e pezullimit nga detyra të disa drejtuesve institucionesh kur hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Pas daljes nga SPAK ku ishte kete te hene ne zbatim te mases se detyrim-paraqitjes, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një skandal të rëndë, duke akuzuar drejtues të SPAK se kanë firmosur kërkesa hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe mbesat, madje sipas tij, katër vite para lindjes së tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu