
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas me opozitën në seancën plenare, duke deklaruar se mazhoranca do të çojë deri në fund procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit “me kandidaturat që ka sjellë vetë opozita”. Balla foli edhe për vonesat dhe proceset e papërfunduara në lidhje me Avokatin e Popullit:
“Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si Kuvend, dy legjislatura. Tre procese të nisura, të tradhtuara rrugës.”
Më herë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kërkesa për ndryshim të rendit të ditës ka ardhur sipas rregullores 24 orë më parë, ndërsa kritikoi deputetët e opozitës për mungesë argumentesh dhe përpjekje për të devijuar debatin me batuta dhe krahasime të pakuptimta.
Balla: “Jemi në shkelje të rregullores, s’kemi dëgjuar asnjë argument”
“Ky moment i ditës është më i rregulluari në rregulloren e Kuvendit. Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, sipas rregullores 24 orë përpara. Deri më tani jemi në shkelje të hapur të rregullores, sepse ende nuk kemi dëgjuar asnjë argument përse duhet ta heqim këtë çështje nga rendi i ditës,” u shpreh Balla.
Ai theksoi se disa deputetë të opozitës kanë folur pa sjellë asnjë arsye ligjore, duke përdorur “patkua dhe gozhda” në vend të argumenteve.
“Flisni për lepuj? Atëherë do flasim edhe për zagarë…”
Balla reagoi ndaj referencave te “lepujt” që u përdorën nga opozita:
“Dëgjova batuta, dëgjova tallje. Njëri fliste për lepuj. Po, po hyni te lepujt, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari. Nëse e hapni këtë temë, atëherë do lexoj listën dhe po flasim të gjithë.”
Ai nënvizoi se opozita po përdor retorikë bajate, ndërsa mazhoranca ka sjellë argumente formale dhe të bazuara në rregullore.
Balla: “Opozita po tallet me Besim Ndregjonin, ligji nuk e le të zgjidhet”
Duke iu referuar kandidaturave të propozuara nga PD, Balla tha se opozita po mashtron prej vitesh ish-të përndjekurin Besim Ndregjoni:
“Ju talleni me një të përsekutuar politik si Besim Ndregjoni. Keni vite që e gënjeni. E dini shumë mirë që nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, sepse ka mbushur 77 vjeç.”
Ai shtoi se edhe kandidatura e Adrianës Kalaja përdoret nga PD pa njohur rregullat ligjore.
Ndërhyrja procedurale dhe kërkesa për përjashtim
Gjatë debatit, Balla kërkoi ndërprerjen e fjalës deri në largimin e një deputetit të opozitës, Flamur Noka, të cilit pas pauzës kryetari Peleshi i tërhoqi vërejtje për fjalët e përdorura.
“Ky zotëria duhet të dalë përjashtë. Unë e ndërpres fjalën derisa të nxirrni përjashtë zotërinjtë. Faleminderit, nxirreni përjashtë, zoti kryetar.”
”
Balla: ne sot do ta votojmë Avokatin Popullit, me kandidaturat ë keni sjellë ju!
Mendoj se shpreh vlerësimin e të gjithë deputetëve në këtë sallë. Se sotmja është një seancë shumë e rëndësishme, qoftë për ju, qoftë për ne, mbi të gjitha për gjithë shqiptarët. Në seancën e sotme ne miratojmë buxhetin e shtetit nen për nen dhe në tërësi bashkë me paketën fiskale. Për ne kjo është një prej çështjeve, ndoshta çështja më e rëndësishme, për shkak se dalim para popullit shqiptar me një buxhet më të madhin në histori dhe me plot të mira për ata që na kanë dhënë nderin e madh t’i përfaqësojmë në Kuvend si shumicë, me rritjen e pensioneve, me rritjen e pagave dhe me plot investime të rëndësishme.
Kjo është për ne, edhe ju në fakt sot keni një seancë të rëndësishme. Por serioziteti i forcës tuaj politike për kauzat që i lini rrugës është edhe kjo tallje që sapo bëni sot. Kemi diskutuar siç duhet të ishte. Lutem, ka mundësi të them dy fjalë. Dhe kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Do ishte në nderin e forcës politike që ka kërkuar mocion me debat të ndaleshim dhe të gjenim një kohë të caktuar se kur zhvillohet ky debat, që të kenë mundësi ta ndjekin qytetarët.
Ju në këndvështrimin tuaj, ne në këndvështrimin tonë po ju talleni. Ju talleni me gjithë kauzat që nisni. Talleni me kërkesën tuaj për të bërë mocion debat për zgjedhjet, për raportin OSBE-ODHIR-it.
Talleni me kandidatët. Si thatë. Lepuri, thatë. Po këta kush janë? Ne jemi këta? Ne jemi? Ne jemi nënkryetari i partisë, që është këtu? Ne jemi, anëtarët e kryesisë që janë këtu. Ne kemi firmosur për këta? Dhe si tha, si tha ky, se kur të të fyejë ky… Ky, i vetmi Flamur që nuk di ku është ngritur flamuri, është fundi i botës, është fundi i botës. Si tha? Si tha? “Këta, tha i ka bindur Ervin Salianji.” Këtyre ua ka mbushur mendjen Ervin Salianji, edhe hallin e brendshëm, edhe hallin e brendshëm të partisë tuaj, na e sollët këtu.
Tani të dashur qytetarë shqiptarë t’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të këtij procesi.
Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si Kuvend, dy legjislatura. Tre proceset të nisura, të tradhtuara rrugës. U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar në mbledhjen e sotme dhe tha: ka një praktikë, tha, se janë tërhequr firmat. Nuk është e vërtetë ashtu siç e thatë ju. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.
Sa për procedurën, është për këtë pikë të rendit të ditës ka vetëm një folës pro, një folës kundër. Tani. Kemi 1250 ditë që tallemi me këtë proces. Ne po ju themi që sot ne do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që i keni sjellë ju, nuk i kemi sjellë ne asnjë kandidaturë. Zoti kryetar, po e ndërpres fjalën këtu për ta rimarrë prapë për të sqaruar gjithë pozicionin tonë.”



