Ish-efektivi i DVP Berat,që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij, ishte efektiv i Forcave Operavionale “Shqiponjat”, më pas për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”.

Xhelo nuk dha dorëheqjen nga policia por u përjashtua nga radhët e policisë.

U dogj brenda automjetit që mori flakë në Llogara, dyshohet se viktima është ish-efektiv policie
Personi që shihni në foto është 27-vjeçari Artjon Xhelo, ish-punonjësi i policisë që u vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij.

Artjol Xhelo, 27-vjeç, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal,ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan.

Aty u fol që efektivit të policisë Artjon Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të brendshme në DVP Berat, ish-efektivi i policisë Artjol Xhelo kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike.

Xhelo u gjet i djegur brenda makinës së tij, tip BMW,rreth orës 14:35 të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendit e quajtur “Qafa e Llogarasë” dhe trupi i pajetë u gjet i djegur në sediljen e shoferit.

Edhe pse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, dyshohet se 27-vjeçari Xhelo dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu