Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorët e BE në selinë e qeverisë.

“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë” shkruan Rama në Facebook.

Në takim ishin edhe ministret Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni, ndërsa merr pjesë dhe ambasadori i BE Silvio Gonzato.

Takimi vjen një javë pas publikimit të progres raportit ndërsa në fokus të tij ka qenë procesi i integrimit dhe reformat që duhet të ndërmerren për të përmbushur qëllimin e mbylljen së procesit deri në vitin 2027.

Rama ka bërë të ditur që deri në fund të 2025 të hapet dhe grup kapitulli i fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu