
Tre vila të ndërtuara pa leje në një zonë rezidenciale të Farkës janë shembur këtë të premte përmes një shpërthimi të kontrolluar, si pjesë e operacionit kundër ndërtimeve pa leje që po zhvillohet në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet e momentit të shembjes, duke theksuar se askush nuk mund të ndërtojë në shkelje të ligjit apo në dëm të interesit publik.
View this post on Instagram
“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje,” – shkruan Rama.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja është pjesë e fazës së re të operacionit për rivetosjen e rendit ligjor në territor, me qëllim ndalimin përfundimtar të ndërtimeve pa leje në kryeqytet dhe në zonat përreth.




