Vlorë – Një 35-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë. Viktima është identifikuar si Dalan Alliaj, nga fshati Levan i Fierit dhe policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, Bertil Alliaj kushëriri i tij i cili ishte i në arrati që prej masakrës së Çoles.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa i riu ndodhej për vizitë tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij, babai i Bertil Aliaj, një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.

Gjatë kohës që ndodhej pranë derës së shtëpisë është qëlluar me armë.

Alliaj u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu