
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeministri kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.
Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Po ashtu, mbledhja u mbajt pak ditë pas marrjes të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, e cila gjithashtu është drejtuese politike e zgjedhjeve në Tiranë.
Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.
Po ashtu, paraditen e sotme ai mbajti edhe një konferencë për shtyp me ambasadorin Gonzato, ku ndërpreu konferencën pasi nuk donte pyetjet për dosjen e Ballukut.
Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE, por pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.
Ndërkohë, gjatë ditë së sotme janë publikuar edhe pjesë nga dosja e SPAK ndaj Ballukut, ku janë zbuluar komunikimet e saj me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.
Nga bisedat e shkëmbyera mes ministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, zbulohet se si Belinda Balluku manipuloi kriteret për tenderin e Llogarasë./Panorama







