Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.

Në fillim të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit presidencial, duke argumentuar se nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për paraqitjen e argumenteve.

“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona,” u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Presidenca.

Ndiqni live seancën

 

Më herët pasi Veliaj pasi zbriti nga furgoni i policisë që e shoqëroi nga paraburgimi i Durrësit deri në Kushtetuese, përshëndeti me dorë gazetarët e operatorët.

Ndërsa pyetjes nëse “Rama ka shkelur Kushtetutën”, nuk arriti t’i përgjigjej pasi u shoqërua nga efektivët brenda ambienteve të Gjykatës ku do të zhvillohet seanca për shkarkimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu