
Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi rendin e ditës pas kërkesës së grupeve parlamentare, duke futur për shqyrtim kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi çështjen “McGonigal”.
Gjatë seancës, atmosfera u kthye në një skenë humori pas fjalimit të Sali Berishës, i cili u përplas me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Berisha e akuzoi Manjën se ishte “korruptuar me kostume dhe çanta Louis Vuitton”, duke i thënë me ironi:
“Ku i ke kostumet e Altin Hajrit?”
Reagimi i Manjës solli të qeshura në sallë — ai hoqi xhaketën dhe iu përgjigj duke e sfiduar Berishën:
View this post on Instagram
“Të shohim kush i ka më të shtrenjta!” Kryetari i Kuvendit i tërhoqi vërejtje që të respektonte kodin e veshjes ndaj Manja u rivesh.
Pasi tensioni u shua me të qeshura, seanca vijoi me diskutimet për kërkesën e ngritjes së Komisionit Hetimor për rastin “McGonigal”.




