Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fakt ndodhet në Zvicër për një vizitë zyrtare.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një moment nga udhëtimi me tren, së bashku me ekipin e ministrisë dhe përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare, nga Zyrihu drejt Bernës, ku pritet të zhvillojë një takim bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.

Është hera  e parë që Balluku shfaqet publikisht pas lajmeve se do t’i ngrihet akuzë nga SPAK.

Por nga Zvicra. Një rastësi apo provokim?

Në Zvicër strehohet paraardhësi i saj Arben Ahmetaj, i kërkuar edhe ai nga SPAK.

Jo pak herë Balluku është etiketuar si njeriu i gjithëpushtetshëm që zbythi nga partia Veliajn dhe Ahmetajn dhe që ka marrë nën sqetull mediat më të mëdha në vend, e të cilat sot po heshtin përballë këtij lajmi të bujshëm.

Këtë “zi” mediatike nuk e kemi parë as në kohën e Veliajt!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu