
Instruktorja e zërit që përgatiti Samantha Shkreli Sarelli për konkurrimin në “Miss Globe 2025” ka ndarë një rrëfim emocionues për përvojën e saj me shqiptaren që mahniti publikun me këngën “Trim mbi trima Gjergj Kastrioti”.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se Samantha kishte vetëm përvojë në kor shkollor si fëmijë dhe nuk kishte kënduar kurrë më parë një këngë shqiptare. Megjithatë, ajo ishte e vendosur që të zgjidhte një këngë që “do të bashkonte diasporën shqiptare dhe do të prekte publikun”.
View this post on Instagram
“Kur më kërkoi t’i jepja mësime zëri, u ndjeva e nderuar. Nga dita e parë kuptova sa e përkushtuar ishte. Kishim vetëm tre muaj për t’u përgatitur dhe nisëm nga bazat,” – shkruan ajo.
Instruktorja ka rrëfyer se fillimisht Samantha mendonte se ishte soprano, por më pas kuptoi se kishte një zë të fuqishëm alto, të cilin e zhvilloi me shumë punë dhe disiplinë.
“Çdo mësim ishte i vështirë dhe unë isha e rreptë, por ajo i pranonte kritikat dhe çdo herë vinte më e përmirësuar.”
Megjithë angazhimet e shumta dhe punën e saj në një zyrë ligjore, Samantha gjeti kohë çdo javë për mësime.
Një ditë para performancës në Pukë, ajo ishte me fyt të inflamuar dhe shumë e shqetësuar, por mësuesja e inkurajoi:
“Edhe artistët më të mëdhenj gabojnë në skenë, por ajo që vlen është energjia dhe forca për të vazhduar.”
View this post on Instagram
Performanca e saj në skenë u prit me ovacion dhe emocione të forta, duke e shndërruar në një moment krenarie për shqiptarët kudo në botë.
“Jam jashtëzakonisht krenare për të dhe për punën tonë të përbashkët. Një mbretëreshë e vërtetë,” – përfundon postimi. 👑👏🏼