
Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe me dhunimit me sende të forta e shokut të tij, Grisjan Latifaj tek qendra tregtare “Megatek”, në Tiranë.
Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” nga këqyrja e kamerave të sigurisë.
Të lënduarit së bashku me autorët raportohet se ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale.
Mësohet se si autorët ashtu edhe të lënduarit ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale.
Pas të shtënave, autorët janë larguar me makinën e tyre e cila është gjetur nga policia e braktisur në një rrugicë jo shumë larg vendngjarjes.
Prej andej autorët dyshohet se janë larguar me ndonjë tjetër mjet duke u ndihmuar nga persona të tjerë ose në këmbë.
Aktualisht grupi hetimor po verifikon pronësinë e mjetit të sekuestruar të autorëve për të bërë dhe identifikimin e agresorit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.