Kate Middleton është shfaqur me një ndryshim të dukshëm në look, duke kaluar nga nuancat e zakonshme gështenjë e mjaltë në tone shumë më të çelëta, pothuajse bionde. Princesha e Uellsit u fotografua në Balmoral, teksa merrte pjesë me familjen në shërbesën fetare të organizuar në rezidencën verore të Familjes Mbretërore.

Përveç buzëqeshjes së saj të qetë, ajo që ra në sy ishte pikërisht ngjyra e re e flokëve: refleksione të ndritshme e më të hapura se zakonisht, që i japin një freski të veçantë portretit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Royal Style Watch (@royalstylewatch)

Ekspertët e bukurisë vërejnë se ky transformim përputhet plotësisht me trendet e fund-verës, kur nuancat e çelëta dhe me shkëlqim janë më të kërkuarat në sallonet e flokëve. Kjo periudhë është ideale për të zgjatur efektin “sun-kissed” të ditëve me diell, duke zgjedhur ngjyra si bionde shampanjë apo “bronde”, një kombinim elegant mes biondes dhe gështenjës.

Përveçse sjellin dritë në fytyrë dhe theksojnë tiparet, këto ngjyra janë praktike për t’u mbajtur, pasi përshtaten natyrshëm me rritjen e flokut dhe nuk kërkojnë ndërhyrje të shpeshta.

Pamja e re e Kate Middleton nuk është aspak e ekzagjeruar apo artificiale: është një bionde e butë, e ngrohtë dhe plot elegancë. Një zgjedhje që jo vetëm e bën princeshën të shkëlqejë, por edhe e konfirmon si një ikonë që shpesh frymëzon trendet e stilit dhe bukurisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu