Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Pocest, njësia administrative Maqellarë e Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij gjatë një konflikti të papritur brenda familjes.

Autori i dyshuar, shtetasi L.S., i cili sipas burimeve kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë, është arrestuar menjëherë nga Policia e Dibrës. Sipas të afërmve, i riu përballej prej kohësh me stres të lartë dhe tendenca për t’u izoluar, çka dyshohet se ka ndikuar në shpërthimin e dhunës.

Viktima, Nexhmie Sula, 48 vjeçe, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me mjet prerës dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia ka sekuestruar thikën si provë materiale dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Dibrës për vijimin e hetimeve.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familjarët e të dyshuarit, të cilët shprehen se nuk kishin vënë re më herët sjellje të dhunshme nga ana e tij. Ndërkohë, ekspertët po vlerësojnë edhe gjendjen psikologjike të të riut.

Hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka rikthyer vëmendjen te problemet e shëndetit mendor dhe mungesa e mbështetjes për të rinjtë në nevojë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu