Më 8 shtator, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të hapin dyert 30 shkolla të rikonstruktuara e ndërtuara nga e para në disa qytete të vendit, nga veriu në jug.

Këto institucione arsimore do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte më të mira mësimore dhe një standard të unifikuar në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria do të vijojë investimet në ndërtimin dhe rehabilitimin e shkollave, palestrave dhe terreneve sportive, me synim krijimin e një infrastrukture moderne dhe cilësore për arsimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu