Skena e koncertit ku humbi jetën sot 32 vjeçari në Shëngjin

Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”. Rreth orës 16:45, shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi të Lezhës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një skele si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas informacionit të publikuar nga mediat lokale, viktima është identifikuar si Lorenc Zefi, 32 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Ai po montonte skelë për një koncert pranë bustit “Willson” kur dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike dhe më pas u rrëzua, duke humbur jetën tragjikisht në vend.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi arsyet që çuan në aksidentin fatal. Ndërkohë, pritet një ekspertizë zyrtare për të konfirmuar nëse rryma elektrike ka qenë realisht shkaku i rënies së 32-vjeçarit nga skela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu