
Zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri u vlerësuan si konkurruese dhe profesionale, por të zhvilluara në një ambient të polarizuar dhe me kushte të pabarabarta për kandidatët. Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet, presionin ndaj votuesve dhe mungesën e një mjedisi të lirë mediatik. Ata kërkuan reforma të thella për ndarjen e shtetit nga partia dhe forcimin e pavarësisë institucionale.
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri u konsideruan konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por të zhvilluara në një klimë të thellësisht të polarizuar, ku mungonin kushtet e barabarta për të gjithë pjesëmarrësit
Ky vlerësim vjen nga Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i përbërë nga OSBE, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe institucione të tjera partnere.
Raporti thekson se ndonëse kandidatët patën mundësi të bënin fushatë lirshëm, pati raste të dokumentuara frikësimi dhe presioni, veçanërisht ndaj punonjësve publikë.
Në konluzionet e vëzhguesve evidentohet se Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore dhe ndikimi institucional, përfshirë faljen e gjobave pak para ditës së votimit dhe pjesëmarrjen masive të zyrtarëve në aktivitete që u shkrinë me mesazhe fushate.
“Të ndahet qartë partia në pushtet nga Shteti” – DEL RAPORTI PËR “11 MAJIN”, drafi diskutohet të hënën në AP e Këshillit të Evropës
Sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtar Mjedisi mediatik mbeti i kufizuar, i dominuar nga dy partitë më të mëdha, me përqendrim të pronësisë dhe mungesë pavarësie editoriale.
Në fushatat dixhitale, evidentohet se u vu re përhapje e përmbajtjeve përçarëse dhe manipuluese, pa asnjë autoritet që të monitoronte ose ndalonte këtë sjellje.
Raporti vlerëson si pozitive votimin për here të parë të votës së Diasporës, i cilësuar si një hap i rëndësishëm demokratik, por thekson se ka ende shumë sfida organizative.
Sa I përket ditës së zgjedhjeve Raporti nënvizon se ishte përgjithësisht e qetë, por u shoqërua me mospërputhje procedurale, probleme me fshehtësinë e votës dhe akses të kufizuar për personat me aftësi të kufizuara.
Vëzhguesit ndërkombëtarë i bënë thirrje autoriteteve shqiptare të ndërmarrin reforma thelbësore, të garantojnë ndarje të qartë mes shtetit dhe partive dhe të forcojnë pavarësinë e institucioneve zgjedhore për të rikthyer besimin publik dhe përmbushur standardet evropiane./oranews