Pupa dhe bashkeshortja ne kopshtin e tyre ne Australi

Adelaide, Australi – 23 Maj 2025 – Belina Pupa, terapiste dhe influencuese me mbi 80 mijë ndjekës në Instagram ka telashe me drejtësinë në Australi pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik.

Në rrjetet sociale, Belina shfaqej si ambasadore e mirëqenies dhe balancës mendore. Ajo ndante këshilla për jetesë të shëndetshme dhe shpesh publikonte video të qeta nga oborri i saj, ku shfaqej duke u marrë me lule, bimë dhe “kopshtari” – një pasion që e shprehte hapur para ndjekësve të saj. Por askujt nuk do t’i shkonte në mendje se pas atyre pamjeve idilike fshihej një aktivitet i paligjshëm.

Sipas dokumenteve zyrtare, në një pronë në Ascot Park, Adelaide, policia zbuloi 43 bimë kanabisi, të cilat dyshohet se janë kultivuar në periudhën 1 janar – 4 prill 2025. Në të njëjtën pronë ishte kryer edhe ndërhyrje e paligjshme në sistemin e energjisë elektrike, një veprim i zakonshëm në rastet e “shtëpive bari”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Belina, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar Elvis Pupa, doli këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide, ku nuk dha ende një deklarim mbi fajësinë e saj. Avokati mbrojtës kërkoi ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, duke theksuar se klientja e tij ka biznes ndërkombëtar dhe nevojë të udhëtojë drejt Shqipërisë për angazhime profesionale.

“Ajo ka klientelë në Shqipëri, SHBA dhe Australi dhe kalon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbime edhe në televizion”, tha avokati në sallën e gjyqit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Por prokuroria nuk e pa të arsyeshme kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe theksuar se bashkëshorti i saj, Vis Pupa, është bashkë-akuzuar dhe aktualisht është në kërkim, pasi është larguar nga vendi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën dhe e la Belina Pupën në liri me kusht deri në gjykimin e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.

ëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan zonja Pupa në reagimin e saj për Dritare TV.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu