
Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhanë një konferencë për shtyp.
Presidenti Macron deklaroi se falë mandatit të katërt të Edi Ramës do të vazhdojnë projektet ambicioze. “Jam shumë i lumtur për këtë mandat të qartë. Udha juaj drejt BE është e sigurt dhe Francën do ta keni në krah” tha Macron.
“Dua të filloj këtu duke ju falenderuar për rizgjedhjen tuaj, për besimin që morët që është e rëndësishme për ju dhe për gjithë ne të tjerët sepse është ky mandat që do na lejojë të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze të dëshiruar nga vendi prej kaq vitesh. Shqipëria ka treguar udhën, ka bërë avancime shumë të mëdha këto kohët e fundit, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Unë kam besim tek ajo që do bëni ju dhe jam shumë i lumtur për mandatin shumë të qartë që keni pasur. Udha e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së. Reformat ambicioze që po bëni dhe pas këtyre reformave dhe këtyre blloqeve negociatash që duken shumë teknike për bashkëatdhetarët tuaj, është në udhë aventure që është shumë sensibël. Folëm pak mbrëmë për këtë udhën europiane.
Franca do të jetë krah jush për t’ju shoqëruar në këto reforma dhe për t’ju mbrojtur dhe për t’ju shoqëruar në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet, sepse ju të mbani agjendën tuaj dhe ne të mbajmë tonën, për perspektivën e 2027 që nuk është vetëm një perspektivë, por një realitet.”
View this post on Instagram
Më herët kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
Pas takimit mes tyre, në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidenti francëz Macron u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi I mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.