Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve europianë.

Vizita nisi me një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në orën 10:30, ndërsa më pas Starmer u prit nga Kryeministri Edi Rama. Të dy liderët do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:40.

Kjo vizitë zhvillohet në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Tiranë, dhe ku Shqipëria është mikpritëse. Që sot, priten të mbërrijnë në Tiranë liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në strukturën e përkohshme të quajtur “Shtëpia e Europës”, e ngritur në Sheshin Skënderbej.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu