Një shpërthim i dyshuar si pasojë e një sasie të vogël tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrethimit të jashtëm të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë-Krujë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:45, kur një telefonatë alarmoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shpërthimi është dëgjuar brenda perimetrit të burgut, por fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një lëndë plasëse e përberë me nitrat dhe elementë tretës, e cila dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut për tek pjesë e gjeneratorëve që është rreth 200 metra larg Administratës së burgut.

Rrethimi i qelive të burgut është më larg.

Policia nuk përjashton asnjë nga pistat, kërcënim mesazh apo tentativë arratisje të ndonjë të burgosurit.

Aktualisht, grupi hetimor ka mbledhur kamerat e shumta të vendosura në rrethim, për identifikimin e autorit të vendosjes së kësaj lënde plasëse.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu