Rreth orës 19:35 të mbrëmjes së sotme, një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ka telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke pretenduar se kishte marrë një njoftim për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit.

“Keni bombë në parking, keni 5 minuta kohë të dilni”. Këto ishin fjalët e një telefonuesi i cili ngriti në këmbë Policinë e Tiranës këtë të premte në mbrëmje duke alarmuar për bombë në parkingun e Hotel Plaza.

Policia njoftoi se nuk është gjetur asgjë gjatë kontrollit:

Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu