Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një “armëpushim të Pashkës” në Ukrainë, duke deklaruar një ndërprerje të përkohshme të luftimeve me fillim nga ora 18:00 me orën lokale sor dhe zgjat deri nesër në mesnatë me orën e Moskës.

Putin tha se e konsideron të mirëkuptuar që edhe pala ukrainase do të respektojë armëpushimin, por paralajmëroi se trupat ruse janë gati të kundërpërgjigjen në rast shkeljesh.

Ai shtoi se Rusia mund të pranojë “në çdo moment” propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor.

Në mbrëmje erdhi edhe reagimi i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky:

“Nëse Rusia është realisht e gatshme të angazhohet në një regjim heshtjeje të plotë dhe të pakushtëzuar, Ukraina do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke ndjekur veprimet e saj. Heshtje për heshtje, sulme mbrojtëse përballë sulmeve. Nëse ndodh një armëpushim i plotë, Ukraina propozon që ai të zgjatet përtej Pashkës së 20 prillit.”

Megjithatë, Zelensky paralajmëroi:

“Aktualisht, sipas raporteve të Komandantit të Përgjithshëm, operacionet sulmuese ruse vazhdojnë në disa sektorë të vijës së parë dhe zjarri i artilerisë ruse nuk është ndalur. Prandaj, nuk ka besim në fjalët e Moskës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu