Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës. Ngjarja nisi pranë rrethrrotullimit të Katedrales dhe më pas u zhvendos në rrugën e Kalasë, në lagjen Varosh.

Këto janë pamjet e rënda sesi nisi përplasja

Sipas informacioneve nga korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, një prej të rinjve ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e kokës dhe po trajtohet në spitalin e Lezhës. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është ende në kërkim nga policia. Dyshohet gjithashtu se edhe ai ka pësuar disa dëmtime gjatë konfliktit.

Ja çfarë deklaron policia:

Rreth orës 11:30, në qytet, shtetasi R. M. dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin F. Gj., gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për motive të dobëta.

Shtetasi F. Gj. është dërguar në spital, për mjekim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në qytet, për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu