
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në një shtëpi të një lagjeje të vjetër, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili u shpëtua nga zjarrfikësit pas njoftimit të fqinjëve që kishin vënë re tymin që dilte nga dritaret.
Mësohet se i moshuari Xhevdet Cara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim, por nuk ka arritur të mbijetojë.
View this post on Instagram
Njoftimi i policise:
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.