Kryeministri Edi Rama, ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore që nga dhomat e studentëve, sallat e leximit, internet falas etj.
Rikonstruksioni përfshin edhe rehabilitimin me efiçensë të Energjisë.
“Ky qytet gjermëdje i rrënuar, po rilind me ambicie e punë të madhe, duke shtuar rrjetin e godinave të cilësisë më të lartë, që nga dhomat e fjetjes të pajisura me dushe e tualete më vete, sallat e leximit, hapësirat e gatimit e ngrënies në çdo kat, internet falas, sistem sigurie, lavanderi, si edhe duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të një sërë godinash të reja administrative, social-kulturore e sportive
Faleminderit edhe Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Gjermane për Zhvillim KfW” tha Rama.