Shkodra është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të mërkure (30 tetor), ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Paraprakisht raportohet se ka 2 persona te vrare prane rrethrrotullimit te 5 heronjve te Vigut ne zonen e Dobraçit.

yacht hotel sarande

Sipas raportimeve të para dyshohet se mes viktimave eshte nje person i fisit Lici në Shkodër, Hamza Lici por dhe nje grua qe po kalonte aty. Ne gjendje te rende ne spital, eshte Arlind Bushati qe ishte ne makine me Licin si dhe bashkeshorti i viktimes te cilet po leviznin me motociklete. Ata jane goditur nga mjeti i viktimave qe devijoi ne rruge pas bresherise se plumbave.

Hamza Lici eshte vellai i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana.

Ndersa Arlind Bushati eshte djali i ish kandidatit demokrat per kryetar bashkie ne Shkoder, Xhemal Bushati.

Njoftimi i policise:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu