Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas, në Maliq ku mësohet se një shtetas ka goditur me thikë djalin e tij.
Kjo ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të shtëpisë së Shpëtim Çukos, banor në fshatin Vreshtas të bashkisë së Maliqit.
Sipas babait, shkak është bërë mungesa e frekuentimit të shkollës djali i tij 15 vjeçar, i cili është nxënës i vitit të parë në një nga gjimnazet profesionale të qytetit të Korçës.
Ka qënë vet babai së bashku me bashkëshorten ata që e kanë çuar në spitalin e Korçës 15 vjeçarin e plagosur.
Burime pranë spitalit thanë se gjendja e adoleshentit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos sot nga babai i tij me thikë ka folur për mediat.
Teksa shprehet i tronditur nga ngjarja, ai thotë se babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.
Ndërkohë më herët Shpëtim Çuka, babai që plagosi të birin, rrëfeu versionin e tij të ngjarjes.
Ai tha se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon.
Ai shtoi se kishte një biçak në dorë dhe më atë goditi të birin, pasi 15-vjeçari nuk e dëgjonte.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.