Ministrat Anila Denaj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe prefektinç Gjergj Prend biseduan për t’i paraprirë situatës meteorologjike të ditës së nesërme me reshje intensive në veri-perëndim të vendit.
Gjatë orëve të mbrëmjes ministrja e Bujqësisë pa nga afër gjendjen në hidrovorin e Tales në Lezhë.
Masat parandaluese që duhet të ndërmarrim bashkërisht në orët në vijim:
– Inspektime mirëmbajtëse në infrastrukturën kulluese, kolektorët në zonat urbane dhe hidrovorët;
– Gatishmëri teknike e Brigadës së Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura të Vaut të Dejës në mbështetje të ekipeve vendore;
– Sensibilizim i qytetarëve të zonave me risk për masat individuale mbrojtëse.
Monitorimi i vazhdueshëm i situatës dhe gatishmëria e Emergjencave Civile janë një parakusht për të minimizuar pasojat e këtij fronti reshjesh për Lezhën dhe Shkodrën, ku puna për të mbajtur të hapura akset rrugore kombëtare dhe rurale, dhe për të mirëmbajtur kolektorët dhe kanalet kulluese, do të vazhdojë.