Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e të afërm, përfshirë edhe nëna e ish-presidentit, gruaja dhe djali i ish-presidentit.

 

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt homazhet do të mbahen deri në orën 12:00, ndërsa mbledhja komemorative do të nis në orën 12:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 tek varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërsa, e pamja do të mbahet më datë 19 dhe 21 mars tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Ndërkaq, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu