
Zgjedhja e armiqve në filmat e Hollywoodit thotë shumë për Amerikën dhe botën. Kohët e fundit, fokusi i skenaristëve është zhvendosur te teknologjia, duke e portretizuar inteligjencën artificiale (IA) si kërcënimin më të madh. Shumë autorë duken si “pesimistë” (ose “doomers”) kur trajtojnë temat që lidhen me IA-në.
Në të kaluarën, vetëm disa filma të mëdhenj janë marrë me idenë e teknologjisë së rrezikshme, si “2001: A Space Odyssey” dhe “The Terminator”. Sot, edhe sagat si “Mission: Impossible” dhe madje edhe “Wallace and Gromit” po eksplorojnë ndikimin e IA-së.
Për brezin e TikTok-ut, personazhi më i njohur negativ me inteligjencë artificiale është M3GAN – kukulla e frikshme dhe ironike nga filmi horror-shkencor me të njëjtin emër. Filmi u kthye në një sukses viral, ndërsa vazhdimi i tij konsiderohet si “qesharak në mënyrë të gëzueshme”.
Sipas The Economist, M3GAN është një nga të paktët filma të vitit që ofron një vështrim realist mbi varësinë në rritje të njerëzimit ndaj teknologjisë./ The Economist