Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që po përhapen në Los Angeles, dhe me gjasë numri i viktimave mund të rritet.

yacht hotel sarande

Zyrtarët thonë se mund të duhen disa javë për të identifikuar viktimat, pasi metodat tradicionale, si analiza e gjurmëve të gishtave dhe identifikimi vizual, mund të mos jenë të realizueshme.

Ja çfarë dimë për ata që janë raportuar të kenë humbur jetën, sipas deklaratave të anëtarëve të familjeve të tyre:

Victor Shaw
Victor Shaw ndërroi jetë duke u përpjekur të mbrojë shtëpinë e tij nga zjarri në Altadena, sipas familjes së tij.

Trupi i 66-vjeçarit u gjet në anë të rrugës pranë pronës së tij, me një zorrë kopshti në dorë, raportoi rrjeti televiziv **KTLA**. Prona kishte qenë në pronësi të familjes së Shaë për gati 55 vjet.

Victor jetonte në shtëpi me motrën e tij më të vogël, Shari, e cila tha se përpiqej ta bindte atë të evakuohej së bashku me të të martën në mbrëmje, ndërsa zjarri po afrohej.

Ajo i tha **KTLA**-s se Victor refuzoi, duke deklaruar se donte të përpiqej të luftonte zjarrin, ndërsa ajo u detyrua të largohej për shkak të “thëngjijve të mëdhenj që fluturonin si stuhi zjarri”.

“Do të më mungojë të flas me të, të bëj shaka, të udhëtoj me të, dhe do më mungojë shumë,” tha Shari për **CBS Neës**. “E urrej që ai duhej të largohej në këtë mënyrë.”

Anthony Mitchell dhe djali i tij Justin
Anthony Mitchell dhe djali i tij i rritur, Justin, humbën jetën në shtëpinë e tyre në Altadena, duke u përpjekur të shpëtonin nga zjarri, raportoi familja e tyre.

Hajime ëhite, vajza e Mitchell, i tha **ëashington Post** se kishte marrë një telefonatë nga babai i saj 67-vjeçar, ku ai i tha: “Zjarri është në oborr.”

Anthony Mitchell, një shitës i dalë në pension dhe i amputuar, jetonte me djalin e tij Justin, në të njëzetat, i cili vuante nga paraliza cerebrale.

Një nga djemtë e tjerë të Mitchell, Jordan, jetonte gjithashtu me ta, por ishte në spital për shkak të një infeksioni, raportoi gazeta.

“Është si një mur tullash që më ka rënë mbi shpinë,” tha Hajime ëhite, duke shtuar se i ati kishte qenë baba i katër fëmijëve, gjysh i 11 nipërve dhe stërgjysh i 10 stërnipërve.


Rodney Nickerson
Rodney Nickerson humbi jetën në shtëpinë e tij në Altadena, sipas vajzës së tij, Kimiko Nickerson, e cila tha se i ati mendonte se zjarri do të “kalonte pa problem”.

Rodney e kishte blerë pronën në vitin 1968 dhe kishte përjetuar më parë zjarre në zonë, tha Kimiko për **KTLA**.

Fjalët e fundit të tij për të ishin: “Do të jem këtu nesër.” Trupi i tij u konfirmua se ishte gjetur, raportoi ajo për **CBS Neës**.

Rory Callum Sykes
Rory Callum Sykes, 32 vjeç, qytetar australian, humbi jetën kur zjarri Palisades shpërtheu të martën, tha nëna e tij, Shelley Sykes, në një postim në **X**.

Shelley ndodhej me të birin, i cili kishte paralizë cerebrale, në pronën e tyre 17-hektarëshe në Malibu gjatë zjarrit. Ajo tha se Rory ndodhej në një kasolle në pronë dhe ajo kishte provuar të shuante zjarrin, por nuk kishte ujë.

“Jam zemërthyer plotësisht,” tha ajo.

Shelley tregoi se Rory kishte lindur i verbër dhe me vështirësi në ecje, por me ndihmën e operacioneve arriti të shikonte dhe të mësonte të ecte, duke u bërë një “folës frymëzues”.

Erliene Kelley
Familja e Erliene Kelley, 83 vjeç, mësoi të enjten mbrëma se ajo ishte mes viktimave, raportoi **Los Angeles Times**.

Mbesa e Kelley, Briana Navarro, tha se gjyshja e saj ishte “kategorike” që nuk donte të evakuohej, pasi zjarret e mëparshme nuk kishin arritur kurrë në shtëpinë e saj në Altadena.

Të enjten në mbrëmje, familja mësoi se autoritetet kishin gjetur një trup në rrënojat e shtëpisë. Kishin kaluar më shumë se 48 orë që Navarro kishte komunikuar për herë të fundit me gjyshen e saj./BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu