
Mbyllet me fitoren e kuqezinjve ndeshja për eliminatoret e Kupës së Botës kundër Serbisë në Leskovc. Goli i Rey Manaj i dha fitoren një ndeshjeje të tensionuar deri në fund kur humbëm një tjetër mundësi por serbët gjetën disa herë portën dhe falë pritjeve të Strakoshës nuk realizuan gol.
Në fund në stadium pati dhe momente tensioni dhe u panë forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Me këtë fitore, Shqipëria forcon vendin e dytë në grup me 11 pikë, duke u afruar edhe më shumë me “play off”-in e Botërorit.
Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë miqësorja ndaj Jordanisë më 15 tetor në Tiranë, përpara se të përballen me Andorrën në transfertë.
Një mbrëmje krenarie për kuqezinjtë dhe për gjithë tifozët shqiptarë.
Serbi-Shqipëri, pjesa e dytë
92’- Largohet Uzuni, vendin e tij e merr Mihaj.
91’- Strakosha ndal një gjuajtje te Pavlovic me kokë.
90’– Akordohen 3 minuta shtesë.
85’- Ndëshkohet me karton të verdhë Veljkovic, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Mirlind Dakut.
77’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Aktivizohen Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami, në vendin e Rey Manajt dhe Qazim Laçit.
73’- Gjuan Kristjan Asllani nga jashtë zone, por topi shkon direkt e në duart e portierit Petrovic.
68’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Sulmuesi ndalet në momentin e fundit.
63’– Dy zëvendësime te Serbia. Largohen Aleksander Mitrovic dhe Zivkovic, vendin e tyre e marrin Luka Jovic dhe Stefan Mitrovic.
63’- Zëvendësim te Shqipëria. Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës.
62’- E pabesueshme çfarë humb Vlahovic. Sulmuesi kalon dy lojtarë, por gabon në momentin e fundit.
60’- Tjetër rrezik nga krahu i majtë me Kostic që pason në zonë, por Ajeti bën ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.
53’- Krosim i rrezikshëm i Kostic, gjuan me kokë Mitrovic, por topi shkon mbi portë.
52’- Tjetër rast i mirë për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë dhe bëhet gati për gjuajtje, por ia heq topin Stankovic në momentin e fundit.
50’- Tentativë e Samardzic në hyrje të zonës. Strakosha pret topin pa shumë probleme.
47’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Broja futet në zonë, por gabon gjithçka në momentin e fundit me pasimin.
45′– Starton pjesa e dytë