Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania detaje të dinamikës së vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi disa ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës.

Ferhati tha se tashmë ngjarja është e zbardhur dhe mëse e qartë për grupin hetimor dhe se bëhet fjalë për një konflikt banal për dritat e makinës që përfundoi në përdorimin e armës.

“Tani është më se e qartë edhe për grupin hetimor, edhe për familjen e biznesmenit edhe mediat italiane që në fillim dyshuan për një ngjarje enigmatike edhe për shkak të moskoordinimit të një komunikimi zyrtar të policisë vendore që la vend për spekulim. Kemi të bëjmë me një ngjarje tipike histori shqiptare se një person të qëllon ndaj disa të tjerëve me karabinë vetëm pse u konfliktua verbalisht për dritat e gjata, ndoshta edhe nën efektin e alkoolit… Nga të shtënat është rrezikuar edhe jeta e disa banorëve të zonës që gjithashtu kishin dalë për gjueti. Biznesmeni italian kishte shkuar në një stan në Salari ku kanë konsumuar edhe pije alkoolike dhe kanë vendosur që biznesmeni italian dhe Eqerem Braçe të qëndronin në stan, ndërsa djemtë e Braçes kanë lëvizur për gjueti. Një moment iu ka mbaruar karburanti, por djemtë e Braçes kanë shkëmbyer me automjetin e autorit, për shkak të dritave të gjata, kanë debatuar verbalisht dhe kanë lajmëruar shtetasin italian dhe Eqerem Braçen se u ka mbaruar karburanti dhe këta kanë shkuar për ndihmë. Autori ka shkuar në stanin e vet ku ka shkuar dhe ka marrë një armë, me dylbi, që mund të përdoret natën. As gëzhojat nuk u gjetën në vendngjarje, në këtë moment aty ka qenë shtetasi italian, janë dëgjuar vetëm të shtëna, janë disa të shtëna. Edhe dy dëshmitarë kanë dëshmuar se janë rrezikuar nga të shtënat dhe një nga plumbat ka qenë fatal në pjesën e kofshës, ka prekur një arterie kryesore. Ndoshta mund të kishte shpëtuar nëse do kishte pasur ndihmë më shpejt”, tha gazetari./euronews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu