Mbrëmjen e së mërkurës një zjarr ra dhe në Himarë. Nuk dihen ende detaje por me siguri edhe këtë herë ka qënë një bari që i vë flakën kullotave për t’i rinovuar.
Këto pamje janë marrë këtë mesnatë në qytet nga ku flakët i panë dhjetëra turistë që qarkullonin në rrugët e qytetit.
Sa për qytetarët bashkia e të cilëve është në “flakë” prej mëse një viti, ata i drejtohen vetëm zotit për t’i shpëtuar nga flakët që era të mos i shtyjë drejt hoteleve dhe shtëpive të shumta në zonë.