Të enjten e 4 korrikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë procedurat për shpalljen e vakancës për drejtimin e Bashkisë së Himarës. Në orën 11:00, KQZ njofton se do të miratojë projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Alfred Beleri”.

Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, betimi i Belerit si kryetar duket i pamundur dhe KQZ do të konstatojë pavlefshmërinë e mandatit të tij, pas dënimit të formës së prerë edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

yacht hotel sarande

Në përfundim të procedurave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fati i zgjedhjeve të reja në Himarë do të jetë në duart e Presidentit, i cili brenda 45 ditëve nga shpallja e vakancës duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu